Skivi sqaron se si u shkatërruan BabaStars-at, jep detaje të padëgjuara për reperët

Skivi sqaron se si u shkatërruan BabaStars-at, jep detaje të padëgjuara për reperët

18:37, 06/01/2019
A+ Aa A-

Deklarata e Cozman ditën e djeshme, kur vendosi t’i jepte fund bashkëpunimit me labelin “Babastars”, mesa duket ka nxitur që Skivi të jepte sqarimet e tij, sa i përket këtij grupi.

Ai ka publikuar një shkrim në profilin e tij në Instagram, ku na ka zbuluar gjthçka nuk dinim për “Baba Stars”.

Reperi i cili prej disa muajsh është larguar nga ky label ka treguar se “Babastars” është krijuar nga bashkëpunimi i tij, Ledrit, Getoarit dhe Agonit.

“Baba Stars u krijua në vitin 2011 në kushtet më adekuatet për punë, me kontributet apo thjesht me paret e mia, të Getit, Agonit e Ledrit,” - nis shkrimin Skivi.

Më pas grupit i është bashkuar ish-menaxheri Drin Zatriqi i cili gjithashtu ka dhënë kontributin e tij për “Babastars”.

Megjithatë, sikurse shprehet Skivi, me kohën gjërat kanë ndryshuar dhe disa u larguan e disa erdhën në grup, bashkë me ta edhe menaxheri aktual Dekorim Sahiti, i cili firmosi kontrata pune me Majk dhe Onat.

Më tej reperi ka sqaruar se, pasi u nda nga bashkëpunimi me Ledrin, u bind të qendronte në “Babastars”, por gjërat mes tyre nuk kanë shkuar mirë asnjëherë.

“Gjatë viteve fjalët dhe veprimet ndryshuan dhe si grup nuk jemi pajtuar për thuajse  asnjë veprim të përbashkët. Për këtë arsye kemi pasur ngecje dhe mosmarrëveshje brenda grupit”, - ka shkruar ai në postimin e tij.

Pas kësaj Skivi tha se tashmë nuk ka më grup, ai ekziston vetëm në letrat e shtetit dhe nga e hëna pritet të pezullohet si biznes ose të vazhdojë me emra të rinj.

Ai lajmëroi se shumë shpejt ka ndër mend të krijojë labelin e tij dhe me nënkuptim tha se nuk e lejon Dekorimin të përdorë emrin “Babastars”.

“Baba Stars nuk ka manaxher apo njeri adekuat me u përgjigj në emër të gjithë anëtarëve. Dekorim Sahiti menaxhon Getin, Majkun dhe Onatin individualisht”, - shkruan Skivi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco