Zbulimi i Horoskopit/ Ja ç’do të ndodhë me të gjitha shenjat javën e parë të janarit

Zbulimi i Horoskopit/ Ja ç’do të ndodhë me të gjitha shenjat javën e parë të janarit

13:22, 02/01/2019
A+ Aa A-

Dashi: Ky fillim viti do të jetë i shkëlqyer për ju. Duke filluar nga dita e martë, Marsin do ta keni në shenjë. Falë ndikimit të tij do të ndiheni më të fortë, më energjikë dhe do të mund të arrini objektivat tuaja. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë me shumë fat, ndërsa të shtunën dhe të dielën mund të hasni ndonjë të papritur…

Demi: Nuk do ta nisni vitin mbarë dhe do të ndiheni mjaft të tensionuar. Venusi dhe Hëna do të jenë në pozicion të pafavorshëm dhe do t’jua vështirësojnë dialogun me partnerin, aq sa puna mund të arrijë deri në zënkë. Mos e humbni toruan dhe shtyjini çështjet e rëndësishme për në ditët më qeta, të shtunën dhe të dielën.

Binjakët: Më në fund do të ndiheni të lehtësuar dhe gjithçka do të jetë për meritë të planetit Mars, i cili do të kthehet nga shenja juaj, duke ju shpëtuar nga lodhja dhe stresi i kësaj periudhe. Për fat të keq, Mërkurin dhe Hënën vazhdoni t’i keni kundër. Për rrjedhojë, e mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë të ngarkuara gjatë të cilave nuk do të mungojnë debatet.

Gaforrja: Marsi nuk do t’ju favorizojë gjatë këtyre ditëve të para të vitit dhe do të ndiheni më të lodhur dhe më të stresuar se zakonisht. Për momentin gëzojuni pranisë së Venusit, i cili së bashku me Hënën do të ndikojnë që të përjetoni emocione të forta dhe të bukura natën e Vitit të Ri. Këshillohet që të bëni kujdes të shtunën dhe të dielën, pasi mund të ndiheni nervozë.

Luani: Ky fillim viti do të shënojë kalimin e Marsit në shenjën tuaj. Për rrjedhojë, do të ndiheni më të fortë fizikisht dhe shumë energjikë. Bëni kujdes më datë 31 dhjetor dhe më 1 janar, sepse mund të lindë ndonjë mosmarrëveshje me partnerin për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Venusit dhe Hënës. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë më të mbara.

Virgjëresha: Më në fund mund të merrni frymë të lehtësuar. Duke filluar nga data 1 janar, Marsi do të kthehet nga shenja juaj dhe do ta merrni veten nga lodhja e fundvitit. Venusi dhe Hëna në pozicion të favorshëm do të ndikojnë të përjetoni emocione të bukura dhe ta kaloni festën në krah të një personi të veçantë për ju. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë me fat.

Peshorja: Për fat të keq nuk do ta filloni me këmbën e mbarë këtë vit. Të martën, Marsi do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Do të ndiheni në humor të keq dhe të drobitur. Për fat, Mërkurin do ta keni aleat dhe diku nga e enjtja dhe e premtja do t’ju ofrohen mundësi të shumta për t’u argëtuar. Të shtunën dhe të dielën do të ndiheni nervozë.

Akrepi: Do ta mbyllni vitin në mënyrë të shkëlqyer. Edhe Venusi, edhe Hëna do të kthehen nga shenja juaj më datë 31 dhjetor dhe 1 janar. Nuk do të mund të ekzistonte një kombinim më i bukur se ky për t’ju dhuruar një atmosferë të nxehtë. Edhe e shtuna dhe e diela do të jenë ditë të bukura dhe të qeta gjatë të cilave do të ndiheni fatlumë. Për beqarët parashikohen takime premtuese për të ardhmen.

Shigjetari: Pritet që të keni të reja interesante. Kthimi i Marsit në shenjën e Dashit do të ndikojë shumë për mirë edhe për ju. Mërkuri gjithashtu do t’ju favorizojë duke ju bërë mbretëreshën e festave, duke pasur një jetë shoqërore mjaft të ngjeshur dhe shumë argëtime. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë shumë me fat dhe falë pranisë së Hënës gjithçka do të jetë e mundur.

Bricjapi: Ndiheni gati që gjatë këtyre ditëve të përkundeni në krahët e dashurisë? Edhe Venusi, edhe Hëna do të jenë të kthyer nga shenja juaj më datë 31 dhjetor dhe 1 janar, gati për t’ju dhuruar emocione të forta. Të shtunën dhe të dielën do t’ju bëjnë surpriza të këndshme. E meta e vetme do të jetë pozicionimi i pafavorshëm i Marsit që do të ndikojë të ndiheni të lodhur.

Ujori: Përpiquni t’u përshtateni sa më shumë nevojave të partnerit, në mënyrë që nata e Vitit të Ri të mos ju gjejë të përfshirë nga zënkat. Për fat, duke filluar nga data 1 janar, Marsi do të kthehet nga shenja juaj dhe ju do të ndiheni shumë të sigurt në vetvete dhe do të përballoni me sukses çdo vështirësi. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me fat.

Peshqit: Me Venusin dhe Hënën në shenjë, do t’ia kaloni shkëlqyeshëm në ditën e Vitit të Ri. Të mërkurën, të enjten dhe premten mund të hasni ndonjë të papritur për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Mërkurit. Gjatë atyre ditëve mund të ndiheni në humor të keq. Por viti do të fillojë i mbarë dhe për beqarët parashikohen lidhje të bukura.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco