Ikonat botërore që ndërruan jetë gjatë vitit 2018

Ikonat botërore që ndërruan jetë gjatë vitit 2018

17:21, 31/12/2018
A+ Aa A-

Përgjatë vitit 2018 shumë personazhe të njohur nga bota e artit, kulturës dhe politikës ndërruan jetë. Ja një listë e emrave të njohur botërorë që i humbëm në 2018-tën.

Image

Mac Miller, 26 vjeç

Mac Miller, reperi dhe producenti që e filloi karrierën e tij duke e bërë ‘mixtapes’. Gjatë karrierës së tij muzikore ai prodhoi 5 albume me shitje marramendëse. Reperi ndërroi jetë më 7 shtator dhe shkak u bë një mbidozë nga droga.

Image

Avicii, 28 vjeç

DJ dhe producenti Avicii u bë i njohur në mbarë botën për disa këngë hit. Ai u tërhoq nga turneu në vitin 2016 për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Por këto shqetësime u shtuan më shumë derisa më 20 prill të 2018-tës ai ndërroi jetë.

Image

Kim Porter, 47 vjeç

Modelja me famë botërote Kim Porter, ndërroi jetë më 15 nëntor, pasi nuk i rezistoi sëmundjes.

Image

Verne Troyer, 49 vjeç

Verne Troyer, aktori i njohur për rolin ‘Mini-Me’, në dy filmat komedi të Austin Poëers, ndërroi jetë më 21 prill. Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende, por vetëvrasja është dyshimi kryesor.

Image

Artheta Franklin, 76 vjeç

Mbretëresha e muzikës ‘Soul’, Aretha Franklin ndërroi jetë në 16 gusht në shtëpinë e saj nga kanceri pankreatik i avancuar. Karriera e këngëtares zgjati disa dekada dhe u nominua 44 herë për çmimin ‘Grammy’, duke e fituar 18 herë. Ajo mori Medaljen Presidenciale të Lirisë në 2005.

Image

Stephen Hawking, 76 vjeç

Hawking ishte një fizikan, shkencëtar dhe autor. Jeta dhe puna e tij u dokumentuan në seriale dhe filma të ndryshëm televizivë, duke përfshirë “Hawking” dhe “Theory of Everything”. Ai vuajti nga ALS dhe vdiq më 14 mars.

Image

Hubert De Givenchy, 91 vjeç

Hubert De Givenchy ishte stilisti legjendar i modës prapa “Givenchy”. Shtëpia e modës është hapur që nga viti 1952. Givenchy, i cili u tërhoq në 1995, ishte i njohur për dizajnimin e shumicës së veshjeve të veshura nga aktorja Audrey Hepburn dhe Jacqueline Bouvier Kennedy. Ai vdiq në gjumë më 10 mars.

Image

George H.W. Bush, 94 vjeç

Presidenti i 41-të i SHBA-së ndërroi jetë në 30 nëntor, 6 muaj pas bashkëshortes së tij./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco