Bixhoz me dashurinë/ Gori i tregon Omit të vërtetën e shtatzënisë, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Gori i tregon Omit të vërtetën e shtatzënisë, ja ç’do ndodhë nesër

19:32, 27/12/2018
A+ Aa A-

Shivai zihet me disa banditë dhe kërkon që ata t’i gjuajnë. Anika e ndjen që Shivai është në telashe. Pinki shqetësohet kur e sheh Shivain me të nxira. Anika shkon për intervistë pune dhe përballet me Samarin. Ai bën sikur nuk e njeh.

Anika i kujton që pinë çaj bashkë por Samar nuk e mban mend Anikën. Ai e përzë Anikën. Ragni shkon të shohë si është Shivai. Shivai mendon ta shfryëzojë këtë mundësi duke qenë se Ragni është motra e Samarit.

Ai i thotë Ragnit se do shkojë në fejesën e saj dhe do takohet me familjen e saj dhe veçanërisht me vëllain. Shivai kërkon me çdo kusht të blejë ndërtesën ku jeton Anika. Ndërkohë Samar ka bërë marrëveshje për ta blerë ai atë ndërtesë.

Ragni flet në kamera me Samarin. Ajo sheh Anikën. Samar i tregon që Anika ka ardhur për punë. Ragni i kërkon ta marrë në punë Anikën. Njeriu i Sultanit ndjek Bavjan dhe drejton pistoletën për ta vrarë. Bavja është me Gorin, Omin dhe hallën.

Bavja lëviz nga vendi dhe plumbi kap Gorin. Gori plagoset në këmbë dhe bie në krahët e Omit. Om dhe halla tronditen. Om merr Gorin në krahë dhe e çon në shtëpi. Halla ka merakun e fëmijës. Xhanvi thërret doktoreshën.

Gori ka frikë mos i zbulohet gënjeshtra. Bavja ndihet fajtore. Gori vendos t’i tregojë Omit të vërtetën e shtatzënisë./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco