VIDEO/ Albi Nako pushon nga puna balerinin e njohur vetëm me një mesazh

VIDEO/ Albi Nako pushon nga puna balerinin e njohur vetëm me një mesazh

16:56, 27/12/2018
A+ Aa A-

Graciano Tagani është një prej balerinëve profesionistë shqiptarë më të njohur.

Ai u shkëput një periudhë nga trupa e baletit të Albi Nakos për të marrë pjesë në “Dancing With The Stars”, e për t’u rikthyer përsëri në Tv Klan.

Balerini do të jetë i ftuari i javës në banakun e emisionit “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës, ku ka treguar se nuk është më pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos.

Pa komplekse, ai ka treguar me detaje mënyrën se si është komunikuar largimi i tij, të cilin nuk e priste kurrësesi në atë mënyrë.

“Nuk jam më, tashmë prej tre javësh. Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga WhatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco