Gerard Depardieu, ‘Princi i zi’ i kinemasë franceze feston 70 vjetorin

Gerard Depardieu, ‘Princi i zi’ i kinemasë franceze feston 70 vjetorin

16:31, 27/12/2018
A+ Aa A-

Më shumë se dy mijë role dhe shumë polemika për qëndrimet politike, aktori i famshëm Ferard Depardjë feston 70 vjetorin. I njohur si “Princi i zi” i kinemasë franceze prej kohësh aktori është larg ekraneve.

Një fizik i madh, i ekzagjeruar ndonjëherë por dhe shumë i ëmbël. Feston 70 vjetorin Zherard Depardjë, për dekada me radhë simbol i popullit francez.

I lindur në 27 dhjetor të 1948-ës në Shëtoru, në zonën e djegur nga Princi i Zi në vitin 1356. Nga kjo vjen dhe epiteti i përdorur për aktorin e famshëm me personalitet kontrovers dhe impulsiv, deri aty sa hoqi dorë nga nënshtësia franceze,pasi kundërshtonte ligjin fiskal të miratuar nga ish-presidenti Holond. Në vitin 2013 ai pranoi nënshtetësinë ruse që iu ofrua nga presidenti Putin.

Popullariteti i tij shpërtheu në vitin 1974, me triumfin e filmit “Të shenjtët”. Fama e tij kaloi kufijtë francezë dhe falë bashkëpunimit me regjisorë të ndryshëm italianë në filmat “900” dhe “Gruaja e fundit”. Por lista e kryeveprave të tij është shumë e gjatë.

Pasi kaloi shifrën e dy mijë filmave ku ka marrë pjesë, rolet e tij u reduktuan në një kohë që fiziku i tij po bëhej dhe më i madh. Por sërish ai ka qenë në qendër të vëmendjes si në rastin kur urinoi në bordin e avionit gjatë një fluturimi, kur u akuzua për përdhunim dhe ngacmim seksual, akuza që nuk i ka pranuar asnjëherë. Depardjë mbështet publikisht diktatorë dhe mbron revolucionin, duke jetuar përditshmërinë si në ekran me zërin e fuqishëm dhe portretin imponues. Sinjale të një mungese të ndrojtjes, një dëshirë për t’u përballur me frikën se nuk është në lartësinë e duhur. E megjithatë është e pamundur të qëndrosh indiferent ndaj këtij gjigandi që kinemaja europiane e feston mes emrave më të mëdhenj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco