VIDEO/ Urimi i Flor Mumajesit për këto festa nuk duhet humbur, jua ngroh zemrat...!

VIDEO/ Urimi i Flor Mumajesit për këto festa nuk duhet humbur, jua ngroh zemrat...!

19:13, 25/12/2018
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur shqiptar, në këtë prag fundviti me siguri që ka shumë arsye të forta për të festuar! I gëzohet suksese të shumta, jetës plot, e një morie gjërash interesante që kanë ndodhur në jetën e tij. E fundit, ishte trofeu që ai "rrëmbeu" në skenën e "Kënga Magjike" këtë edicion me hitin "Plas"!

Sigurisht, në një ditë speciale si kjo e sotmja, kantautori i famshëm nuk mund të rrinte pa bërë urimin e tij, por e ka sjellë atë në një mënyrë shumë të ngrohtë dhe origjinale. "Nuk festoj pa ty" quhet kënga, lajtmotivi i së cilës janë shumë fëmijë të bërë bashkë, mes tyre edhe ata të Shtëpisë së Fëmijës "Zyber Hallulli" në Tiranë, e të cilët bashkarish kanë kënduar, festuar, e ndarë dhurata në këto Krishtlindje dhe prag "Viti Ri"!

Ndaj, kjo është mënyra origjinale që Flori ka zgjedhur për të thënë "Gëzuar"!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco