Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Krishtlindjet në të gjithë botën, 10 FOTOT më të bukura të 25 dhjetorit

Krishtlindjet në të gjithë botën, 10 FOTOT më të bukura të 25 dhjetorit

18:53, 25/12/2018
A+ Aa A-

Sot, anembanë globit mund të ketë me mijëra foto mbresëlënëse, por të zgjedhurat nga revistat ndërkombëtare janë ato që shprehin momente dhe ndjesi të ndryshme të një dite kaq domethënëse. Duke filluar që nga oborri mbretëror e deri tek lutjet e indonezianëve, këto foto ndajnë me të gjithë më shumë se një mesazh paqeje e mirësie. Shikoni si janë festuar Krishtlindjet në botë.

Image

Sandringham, Mbretëria e Bashkuar

Princi Charles, Princi William, Catherine, Dukesha e Cambridge, Meghan, Dukesha e Sussex-it dhe Princi Harry mbërrijnë në kishën St Mary Magdalene Church, për Krishtlindje.

Image

Sydney, Australi

Një burrë bën surf duke mbajtur në kokë një kapuç të Santa-s.

Image

Vatikan

Papa Françesku lutet duke celebruar Krishtlindjet.

Image

Hanoi, Vietnam

Një nënë ka veshur të birin me kostumin e Santa Claus përpara Katedrales së shekullit 19-të, St Joseph.

Image

Qaraqosh, Irak

Në kishën katolike, në Syriac, të gjithë luten për Krishtlindje.

Image

Tokyo, Japan

Njerëzit marrin pjesë në paradën e Krishtlindjeve, Marunouchi, në rrugën Nakadori, në Tokyo.

Image

Bangalore, India

Të krishterët duke marrë pjesë në lutjen e Krishtlindjeve, në kishën Infant Jesus.

Image

Uashington DC, SHBA

Donald Trump dhe Melania Trump, nga Shtëpia e Bardhë, u bëjnë telefon fëmijëve të komandove amerikane që sot nuk ndodhen pranë fëmijëve të tyre.

Image

Londër, Mbretëria e Bashkuar

Në Ditën e Krishtlindjeve, ka edhe notarë të zellshëm. Ajo që njihet si Kupa e Piter Panit i vë në garë të gjithë në këtë ditë të shënuar.

Image

Xinjiang, Kina

Turistët bëjnë xhiro me karocat me kuaj në borë, në Xinjiang Uygur.

Image

Pandeglang, Indonezia

Njerëzit luten për të gjithë të prekurit nga tsunami, në kishën Carita Pentecostal./Class/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco