Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

5 vite pas birësimit të djalit, prezantuesja e njohur shqiptare rrëfen si i ndryshoi jeta

5 vite pas birësimit të djalit, prezantuesja e njohur shqiptare rrëfen si i ndryshoi jeta

16:36, 25/12/2018
A+ Aa A-

Gjatë një interviste për “Revista Bordo”, gazetarja e njohur Fjodora Fjora ka rrëfyer si ka ndryshuar jeta e saj që prej ditës që vendosi të birësonte vogëlushin Alteo.

Ajo thotë në shtëpinë e saj nuk ndihej aspak atmosfera festive, megjithatë pas ardhjes së Teos, siç ajo e thërret të birin, gjithçka kishte marrë më shumë ngjyrë dhe jeta e saj kishte marrë një tjetër kuptim.

“Unë kam qenë një njeri që as pemë nuk mbaja në shtëpi, duke qenë se familjen time e kisha jashtë Shqipërisë dhe unë vetë isha gjithë kohës jashtë shtëpisë për shkak të

angazhimeve. Të them të drejtën nuk e ndjeja fare të krijoja në shtëpinë timë një atmosferë festash. Por, që ditën që Teo ka hyrë në shtëpi gjithçka ka ndryshuar. U shtuan dritat,pema, zbukurimet, dhuratat, momentet ngazëlluese, pra i gjithë përjetimi i festave me ardhjen e tij është krejt ndryshe. Më kujtohet viti i parë kur Teo ishte me mua dhe vendosa që Vitin e Ri ta bënim të dy bashkë, tashmë si familje por nuk gjej fjalë të përshkruaj emocionin që ndjeja. Kisha nevojë të rrija vetëm me të, e të krijonim të dy bashkë atë atmoferën e ngrohtë të familjes.”- është shprehur ajo.

E pyetur ç’ndodh ku ajo mbyll derën e shtëpisë, duke lënë pas një ditë të lodhshme, gazetarja ka rrëfyer:

“Është momenti që mezi pres, momenti më i bukur i ditës, (pasi kam kaluar orë të tëra në punë, me takime, regjistrime, intervista, aktivitete)…kur sapo fus çelësin në derën e shtëpisë dhe ende pa u hapur mirë, dëgjoj një thirrje “Mamiiii”, “Mamiiii”…aty më zhduket i gjithë stresi dhe lodhja e ditës, e pas mbylljes së derës pas meje, jemi vetëm ne të dy; e pastaj asgjë tjetër nuk ka rëndësi.Aty them ja vlejti çdo gjë.”- ka rrëfyer Fjodora.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco