Zaimina publikon FOTOT e së bijës me vajzat e rritura të bashkëshortit me gruan e parë

Zaimina publikon FOTOT e së bijës me vajzat e rritura të bashkëshortit me gruan e parë

16:15, 25/12/2018
A+ Aa A-

Zaimina Vajsari publikoi ditën e sotme kartolinën e saj të Krishtlindjeve me të bijën, Khloe. Nënë e bijë ishin veshur me të kuqe dhe pozonin pranë ambientit festiv, të dekoruar me babagjyshë dhe pemën që shndërrinte nga zbukurimet!

“E vogla ime Khloe, këtë fundvit, kam gjithë botën në duart e mia, të kam ty. Faleminderit Zot”,-shkruan Zaimina krahas fotos në fjalë.

Surpriza e vërtetë e këngëtares ishte fotoja e dytë, ku shfaqej vogëlushja Khloe me dy motrat e saj. Madje, Khloe kishte kombinuar edhe veshjen me motrat e saj dhe shikonte plot ëmbëlsi përpara kameras.

Këngëtarja Zaimina Vasjari gëzon një marrëdhënie shumë të bukur me dy vajzat e partnerit të saj Klodi dhe më herët është shprehur për to në një intervistë.

“Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme. Unë nuk kam dashur t’i bëj publike, sepse sot mund të aludohet shumë. Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave. Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit”, tha ajo në emisionin “Wake Up” në Top Channel./icon

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco