FOTO/ Omkara martohet në jetën reale

FOTO/ Omkara martohet në jetën reale

08:22, 24/12/2018
A+ Aa A-

Aktori Kunal Jaisingh të cilin të gjithë e njohim si Omkara nga seriali “Bixhoz me dashurinë” këtë javë u martua në jetën reale.

Kunal lidhi kurorë me partneren e tij, aktoren Bharati Kumar.

Çifti u martuan në një ceremoni private në Mumbai. Bharati ishte veshur me fustanin e kuq tradicional ndërsa Kunal me kostumin tradicional indian të bardhë dhe me një shall të kuq.

Në dasmë ishin të ftuar edhe disa nga aktorët e “Bixhoz me dashurinë” si Gori, Shivai, Bavja, Somja, Prianka, gjyshja, Xhanvi dhe Texh.

Ndërsa aktorja Surbhi Chandna e njohur si Anika nuk mundi të ishte pjesë e dasmës pasi ndodhet prej disa ditësh në Londër dhe as Leenesh Mattoo i njohur si Rudra pasi ndodhet me pushime.

Omkara dhe partnerja e tij kanë 5 vite së bashku. Çifti u njoh gjatë xhirimeve të një filmi./revistawho.com

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco