FOTO/ Djali 22-vjeçar i Pirro Çakos dhe Inva Mulës bën dedikimin prekës

FOTO/ Djali 22-vjeçar i Pirro Çakos dhe Inva Mulës bën dedikimin prekës

17:06, 23/12/2018
A+ Aa A-

Në natën finale të Festivalit të Këngës në RTSH një hapësirë speciale ju kushtua tenorit të njohur, ikonës Gaqo Çako që u nda nga jeta verën e këtij viti.

Përmes një homazhi kushtuar figurës së shquar, nipi i tij Anthony Çako interpretoi këngën “Këputa një gjethe dafine”, të cilën Anthony e solli në një version të ri, të punuar nga vetë ai.

Kjo ishte dalja e parë në një skenë e djalit të artistëve të mirënjohur Inva Mula dhe Pirro Çako, por në këtë prezantim të parë me publikun Anthony dëshmoi se në dejet e tij rrjedh talenti i trashëguar si fëmija dhe nipi i artistëve që vunë themele në muzikën me vlera shqiptare.

Ajo që vihej re tek i riu i familjes Çako ishte një ngjashmëri e madhe me të atin Pirro në mënyrën e qëndrimit dhe sjelljes në skenë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco