Rrëfehet stuili i njohur shqiptar, Joni Peçi: ‘Historia e familjes time e internuar në diktaturë...’

Rrëfehet stuili i njohur shqiptar, Joni Peçi: ‘Historia e familjes time e internuar në diktaturë...’

16:51, 23/12/2018
A+ Aa A-

Sot te “E diela Shqiptare” iu kushtua një orë e gjysëm kohë dizajnerit Joni Peçi. Ai u rrëfye rreth modës, stilit, punës dhe jetës së tij. Ai përloti publikun teksa u rrëfye në një intervistë për 15 vjetorin e karrierës se tij, por edhe për historinë e internimit të familjes.

Ndërkohë që Joni foli për jetën e tij, jo vetëm Gjebrea por edhe publiku u përlot nga historia e tij. Ai tregoi për fëmijërinë aspak të zakontë që kishte kaluar. Familja e tij ishte pjesë e atyre që quhen ish të përndjekur politikë. Për shume vite, ata kanë qenë të internuar. Joni tregoi me zërin që dridhej për momentin kur ai ishte duke shkuar në kopësht. Aty njerëzit e sigurimit të shtetit e kanë shkëputur me dhunë nga duart e nënës së tij, të cilën më pas e kanë nisur në internim. Madje vëllai i vogël i Jonit kishte lindur atje.

Nga miq të stilistit mësuam se ai ka vendosur që sfilatën e tij të sezonit ta prezantojë në studion e Ardit Gjebresë.

Të tjera momente prekëse dhe kujtime publiku do t’i ndjeke sot tek “E diela shqiptare”, në orën 16:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco