FOTO/ Shpërthen këngetarja: Mos ma prekni Lahutën! Ministria e Kulturës, antishqiptare

FOTO/ Shpërthen këngetarja: Mos ma prekni Lahutën! Ministria e Kulturës, antishqiptare

12:39, 23/12/2018
A+ Aa A-

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka shpërthyer në rrjetet sociale pas të ashtuquajturit çertifikim nga UNESCO të lahutës, si pasuri kombëtare e Serbisë.

Besa shkruan se Lahuta është ilire me histori 9 mijë vjeçare dhe ka sulmuar Ministrinë e Kulturës duke e akuzuar për paaftësi dhe antishqiptarizëm.  

“Mjerë ne pasardhësit e ILIRËVE që për pak do na shesin se kemi ardhur të fundit në gadishullin “Ballkanik”(ILIRIK!)”, shkruan në postimin e saj në Instagram Besa Kokëdhima, e cila ka postuar edhe një foto të rapsodëve shqiptarë me lahuta në duar.

Ja postimi i plotë i këngëtares

MOS MA PREK LAHUTËN! 
E shokuar me lajmin se LAHUTA na qënka çertifikuar si pasuri kombëtare e Serbëve nga UNESCO. Akoma më shokuese se atrofia, paaftësia dhe antishqiptarizmi i Ministrisë sonë të Kulturës, është reagimi i tyre, dhe kërkesa për regjistrim te UNESCO i Lahutës si vegël shumëkombëshe DHE JO Shqiptare! Nuk ka fund paturpësia juaj! Lahuta ILIRE, 9000 vjeçare, Eposi i Kreshnikëve dhe historinë e pasuritë tona Kombëtare po i shisni! Dosja e historianëve e muziko/etnologëve fle në raftet tuaja, mjerë ky vend për ju! Mjerë ne pasardhësit e ILIRËVE që për pak do na shesin se kemi ardhur të fundit në gadishullin “Ballkanik”(ILIRIK!)
JU FTOJ TË GJITHËVE TË REFUZOJMË KËTË TURP, KËTË SHITJE E KËTË VARFËRIM E TJETËRSIM TË IDENTITETIT TONË KOMBËTAR! #MOSMAPREKLAHUTEN

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco