‘5 mijë euro për një natë’, Gëzim Nika ia nxjerr të gjitha Albërie Hadërgjonajt

‘5 mijë euro për një natë’, Gëzim Nika ia nxjerr të gjitha Albërie Hadërgjonajt

12:36, 23/12/2018
A+ Aa A-

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Xing me Ermalin’, këngëtari Gëzim Nika ka treguar një histori me kolegen e tij Albërie Hadërgjonaj.

Para se ta tregonte historinë, këngëtarja iu lut edhe Gëzimit edhe moderatorit të emisionit Ermal Mamaqit që të mos e tregonin historinë, por pas shumë lutjesh nga të dy më në fund Albëria pranoi.

Historia kishte lidhje me një ‘pazar’ që të dy miqtë e ngushtë kishin bërë për të marrë pjesë në një dasmë.

‘Para dy vjetësh, një shok i vëllait martonte dikë dhe dasma do ishte në Gjakovë. Më thanë mua t’i gjeja një këngëtare të mirë se i duhej shpejt. Albërien i thashë unë. Aman më thanë në besë tënde, flit me të.

Mora në telefon Albërien i thashë në datë 3 korrik duhet të këndosh në një dasmë. Më thotë jo se e kam biletën në datë 17, se ndryshe s’mund të vij. Vetëm në rast se më presin biletë dhe më japin 5 mijë euro edhe më sigurojnë edhe akomodimin. Mora në telefon shokun e vëllait dhe i thashë Albërie kërkon këto. S’ka problem vetëm na garanto që vjen.

Prapë mora Albërien në telefon i thashë ata pranuan me të gjitha kushtet por kanë shtuar edhe diçka. Pas dasmës ke edhe një seks falas. Dhe Albërie tha: Po ti pse s’the më përpara t’ia kishim ulur pazarin?’, rrëfeu Gëzimi.

Pas historisë së Gëzimit, Albëria ka treguar edhe çfarë ndodhi gjatë dasmës.

‘Unë këndoja në dasmë, dhe dhëndri kërcente me nusen më shihte mua dhe qeshte.

Më tha dhëndri pas dasme: O Albërie Hadërgjonaj, ti këndoje dhe ne të tjerët të gjithë mbanim brinjët me dorë duke qeshur,’- tregoi me të qeshur ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco