Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

FOTO/ ‘A ke bërë ndonjë operacion plastik’? Më në fund Eni Koçi e pranon

FOTO/ ‘A ke bërë ndonjë operacion plastik’? Më në fund Eni Koçi e pranon

12:21, 23/12/2018
A+ Aa A-

Eni Koçi është një nga këngëtaret më të komentuara dhe më të pëlqyera të showbizit shqiptar, por edhe ajo shpesh herë është komentuar lidhur me operacione të mundshme plastike.

Këtë herë ka qenë vetë këngëtarja, e cila ka pranuar se ka kryer një operacion plastik, por ky i detyruar nga pasojat e lëna nga një operacion tjetër për shkak të një problemi shëndetëyor në hundën e saj.

Me anë të një postimi në “Instastory”, Eni e ka pranuar se ka kryer ndërhyrje në hundë kur ka qenë në moshë të vogël. Ndërhyrjen e ka pasur të nevojshme, pasi bëhej fjalë për një problem shëndetësor.

Ja postimi i Eni Koçit:

“Meqë më dole në temë, në moshën 13-vjeçare kam pasur problem shëndetësor dhe jam operuar me shumë urgjencë në hundë.
Nga ana shëndetësore u bëra mirë më pas, por operacioni la pasoja estetike dhe deri në moshën 16-17 vjeç nuk mund t’a rregulloja.
Ndërhyra prap për të rregulluar pasojat e operacionit të parë dhe rezultoi që ende kisha probleme në frymëmarrje, kështu që shkoi 7 orë operim.
Për të gjithë ata që plasën duke thënë për operacionet, i them të informohen mirë dhe të mos gjykojnë nga disa foto profesionale (ku është mëse normale që lëkura pastrohet dhe gjithçka në detaj) dhe o burra të thonë që ka bërë gjithë trupin dhe fytyrën. Rasti im ka qenë rast i rëndë shëndetësor.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco