Puthja që të pëlqen dhe puthja që urren, sipas shenjës së horoskopit

Puthja që të pëlqen dhe puthja që urren, sipas shenjës së horoskopit

15:42, 22/12/2018
A+ Aa A-

Personat që kanë lindur nën shenjën e ekuilibruar të peshores, falë këtij ekulibri, janë të hapur ndaj çdo lloj puthjeje. Në të vërtetë, janë mësues të shkëqlyer, të cilët u mësojnë atyre që janë më pak ekspert. Pavarësisht tolerancës që kanë, nuk i duan puthjet me shumë forcë dhe intensitet.

AKREPI

Akrepi vë të njëjtën sforco dhe intensitet në puthjet e tij. Mund të thuhet se Akrepët janë qeniet me pasionantë dhe është shenja zodiakale që le shenja tek partneri/ja.

Ata që kanë patur mundësinë të puthin një Akrep, e kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë.

Nga ana tjetër, nuk u pëlqen ngadalësia dhe pasiviteti në këtë shprehi' të ndjenjave.

SHIGJETARI

Në rastin e të lindurve nën shenjën e Shigjetarit, mund të themi se janë aventurierë në fushën e dashurisë.

Nëse ndjen nevojën për të provuar puthje sa andej këndej, nuk do ndihesh i limituar. Për këtë arsye, janë të njohur mbi këtë argument. Shigjetari nuk shqetësohet nëse është në publik kur do të shpehë ndjenjat për atë që dashuron.

Por duhet të kini kujdes nga kafshimet, sepse ndonjëherë, në valën e emocioneve, shkon përtej limiteve.

BRICJAPI

Për shak të personalitetit të tij, Bricjapi duket shpesh i ftohtë, kur bëhet fjalë për ndjenjat. Por, kur vendos të 'ngjisë', është pa dyshim dashnori/ja më pasional, i dedikuar dhe i paharrueshëm në zodiak.

Kush ka puthur një Bricjap, e njeh miksimin e butësisë dhe pasionit që fshihet në puthjet e tij/saj.

Nga ana tjetër, nuk preferon shumë puthjet e gjata. Në vend të tyre do pëlqente puthjet intensive, por të shkurtra.

UJORI

Karakterizohen nga shpirti i lirë. Për këtë arsye, janë shumë kreativë kur puthin. Ujorët janë tipi që, ndërkohë që po bashkojnë buzët me tjetrin, largohen, por rikthehen papritur me një puthje.

Gjithsesi, kurrë nuk do kuptosh dot nëse do jetë një puthje romantike dhe e ngadaltë, apo pasionale dhe e zgjatur. Kreativiteti i tyre i bën dashnorë të parezistueshëm. Puthja që urrejnë më shumë Ujorët është puthja e ftohtë dhe puthja e ngadaltë.

PESHQIT

Peshqit janë qenie të ndjeshme dhe romantike. Por, shpesh herë tregojnë se janë pa eksperiencë në çështjet romantike.

Për këtë arsye, preferojnë të presin dhe të mësojnë nga partneri para se të marrin iniciativa.

Por, pasi ke fituar një lloj eksperience, sigurohu mirë për ta 'fituar'. Atyre nuk u pëlqejnë puthjet e lagështa.

/Ora News.tv/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco