VIDEO/  Dikur ishin grup tani thumbojnë njëri tjetrin në rrjete sociale

VIDEO/ Dikur ishin grup tani thumbojnë njëri tjetrin në rrjete sociale

12:16, 22/12/2018
A+ Aa A-

Ishte koha kur grupi “SHBLSH” përbënte të preferuarin e të gjithëve.

Askush nuk i ka harruar performancat e Julit, Gentit dhe Ermalit në “Portokalli”, një humor që ka lënë shumë batuta ende sot.

Por më pas djemtë ndanë rrrugët e tyre, Ermali tashmë ka emisionin e tij, Gentin po ashtu e shohim çdo ditë në emisionin investigativ ‘Stop’ kurse Julin e shohim çdo të shtunë në tv Klan me spektaklin humorit ‘Duplex’.

Miqësia mes Julit dhe Gentit mori fund me largimin e këtij të fundit nga 2XL.

Dhe që nga ajo kohë ata nuk flasin më me njeri tjetrin, këtë gjë e ka treguar dhe me anë të një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Juli.

Në videon e publikuar Deda kujton kohën  kur ka prezantuar edicionin e 47-të të Festivalit të Këngës në RTSH dhe ndërsa don të tregojë dhe prezantuesin tjetër Gent Zenelaj dëgjohët të thotë ‘ku është prezantuesi tjetër’  duke mos denjuar t’ ia thotë emrin.

Po ndaj këtij postimin nuk ka qëndruar indifferent as Ermali, anëtari tjetër i ish grupit të humorit.

‘Ishte koha kur flisnje me Gentin’ shkruan Ermali mes të qeshurash thumbuese.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco