Zogu i Tiranës: Kam lindur në luks, shpenzoj shumë

Zogu i Tiranës: Kam lindur në luks, shpenzoj shumë

08:43, 22/12/2018
A+ Aa A-

 Hermes Nikaj që për shumëkënd njihet me nofkën “Zogu i Tironës”, pas një mbyllje të suksesshme në “Aldo Morning Show”, ai vjen çdo ditë në emisionin “Dita e re” , ku interviston të famshmit.

Gazetari është shumë i komentuar në mediat e rrjete sociale dhe tërheq gjithmonë vëmendjen me deklaratat e tij.

Ai së fundmi ka folur për jetën luksoze në një intervistë për ‘Gazetën shqiptare’.

Image

'Unë kam lindur dhe jam rritur në luks. Luksi është pjesë e imja. Shpenzoj shumë, nuk di ta ruaj paranë. Faleminderit të madhit Zot për gjithçka’ është shprehur Hermes.

I pyetur se si është një ditë e zakonshme për të ai i është përgjigjur:

 ‘Një ditë me mua është plot energji dhe plot me punë të planifikuara me parë. Zgjohem rreth orës 6:00 të mëngjesit, ndërkohë që pi kafen dhe lëngun e portokallit, pastaj vishem dhe dal nga shtëpia. Rreth orës 7 e 45 më duhet të jem gati pasi filloj transmetimin në “Ditë e re”. Pjesën më të madhe të ditës e kaloj me regjistrime dhe duke planifikuar temat apo personazhet e programit. Megjithëse jam i zënë, gjej kohën për të takuar miqtë herë për kafe ose për darkë. Më pas koha dedikuar familjes'.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco