VIDEO/ Konkurrentja e Hell’s Kitchen, 'mori hak' godet me shuplakë shef Renaton

VIDEO/ Konkurrentja e Hell’s Kitchen, 'mori hak' godet me shuplakë shef Renaton

08:09, 22/12/2018
A+ Aa A-

Shefi i njohur kuzhinës, Renato Mekolli, i cili së fundmi moderon emisionin e ri ’Hell’s Kitchen’, ka bërë bujë të madhe këto muaj në media për shkak  të përplasjeve të forta me konkurentët dhe situatës së tensionuar gjatë emisionit.

Në puntantën e djeshme të spektaklit “Hell’s Kitchen”, shef Renato kishte vendosur që përgjegjësitë e veta t’ia kalonte konkurentës Brunilda.

Ai i kërkoi Brunildës të ishte shefja e restorantit për mbrëmjen dhe duket se kjo e fundit ‘mori hak’ për të gjitha ulërimat që Renato kishte bërë gjatë spektaklit.

Fillimisht, Brunilda nxjerr jashtë kuzhinës Renaton, duke i kërkuar të bënte kujdes me pjatën që i nxirrte klientit.

Image

E si të mos mjaftonte me këtë, ajo me një buzëqeshje në fytyrë shprehet: “Jam aq e mbushur sa nuk di si të reagoj”.

Por Renato i kërkon që të jetë vetëvetja dhe të nxjerrë çfarë ka në shpirt!

E kështu si me shaka, Brunilda e godet me shpullë në sytë e të gjithë shqiptarëve!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco