Bixhoz me dashurinë/ Gori nuk mund të bëjë fëmijë, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Gori nuk mund të bëjë fëmijë, ja ç’do ndodhë nesër

19:26, 21/12/2018
A+ Aa A-

Gori i tregon hallës që ajo dhe Om kaluan momente romantike. Halla gëzohet dhe thotë se vitin tjetër ata do bëhen me fëmijë. Gori i thotë se kjo nuk mund të ndodhë dhe i tregon që ajo nuk mund të bëjë fëmijë pas një aksidenti që i ka ndodhur.

Halla tronditet dhe nuk e beson në fillim. Ajo mendon se Gori po gënjen dhe shqetësohet sesi do e sjellë në jetë Ratanin. Halla sheh Gorin duke folur në telefon me doktorin. Gori në fakt po flet me shokun e saj Dandi.

 Ajo e pyet nëse ka ndonjë shans që të bëhet nënë. Halla i merr telefonin Gorit dhe telefonon tek i njëjti numër. Dandi shtiret si doktor dhe i thotë hallës se nuk mund ta gjejnë kurën për Gorin.

Halla vendos ta ndajë Gorin nga Omi dhe ta martojë me një vajzë tjetër. Ndërkohë Rudra kërkon për Bavjan por nuk arrin ta gjejë. Ai telefonon inspektorin dhe i tregon.

Inspektori i thotë të shkojë menjëherë në shtëpi sepse e ka jetën në rrezik. Halla i thotë Gorit se është e pavlefshme dhe nuk mund t’i japë çfarë ajo dëshiron. Halla hedh Gorin në pishinë./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco