FOTO/ Kim Kardashian flet për herë të parë për martesën që i zgjati vetëm 72 ditë

FOTO/ Kim Kardashian flet për herë të parë për martesën që i zgjati vetëm 72 ditë

17:17, 21/12/2018
A+ Aa A-

?Nëse ju kishte dalë nga mendja, Kim Kardashian dikur ka qenë e martuar me basketbollistin e njohur Kris Humphries për plot 72 ditë.

Asokohe, ndarja e tyre tronditi internetin mbarë, por tani Kim-it e sheh të gjithën si një ndodhi për të qeshur.

Pak orë më parë ajo postoi një foto të gjyshes së saj nuse në Instagram dhe e përshkroi dasmën e saj në mënyrën më fantastike të mundshme.

“Sapo gjeta këtë foto të gjyshes sime të bukur në dasmën e saj. Martesa i zgjati vetëm 2.5 muaj dhe familja shpenzoi gjithë çfarë kishte në këtë dasmë. Ajo u ndje keq, por ndoqi zemrën. Uh, sa familjare ngjan!”- shkruan Kim.

Përtej të gjithave, mendoni pak çfarë rastësie! Njësoj si gjyshes edhe Kim-it i zgjati martesa vetëm 2 muaj e gjysmë. Të jetë ndonjë mallkim që ndjek familjen?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco