Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Një suprizë e bukur vjen nga 'Omeri' për të gjithë fansat e tij

Një suprizë e bukur vjen nga 'Omeri' për të gjithë fansat e tij

15:26, 21/12/2018
A+ Aa A-

Engin Akyurek, i njohur për rolin e tij në serialin “Diamante dhe Dashuri”, që u transmetua në Tv Klan, është një ndër aktorët më të mirë të momentit në Turqi.

Janë bërë shumë personazhet dhe rolet më të spikatura të aktorit, i cili fillimisht karrierën e ka nisur në një talent show “Stars of Turkey”, ku u zgjodh edhe si më i miri, por aktori nuk i ndal këtu hapat e tij.

Ai së fundmi i ka suprizuar fansat me librin e tij ‘Heshtje’.

Image

Ky libër ka 21 histori të ndryshme të personazheve te njohur dhe janë përmbledhur në një vëllim.

Engin shprehet se këto histori do t’a rikthejnë lexuesin në kohën kur njerëzit flisnin hapur dhe me zemër, atëherë kur dhembshuria ekzistonte.

Të gjitha fitimet nga shitja e tij do të dhurohen për bamirësi.

Në intervistat e tij, Akyurek ka thënë se shkrimi është pasioni më i madh i tij, të cilin e praktikon që në vitet e adoleshencës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco