VIDEO/ Jennifer Lopez sjell këngën e re por të gjithë i kanë sytë tek vajza e saj në klip

VIDEO/ Jennifer Lopez sjell këngën e re por të gjithë i kanë sytë tek vajza e saj në klip

10:50, 21/12/2018
A+ Aa A-

Këngëtarja Jennifer Lopez ka publikuar mbrëmje e së enjtes klipin e saj më të ri që titullohet 'Limitless'.

Kjo këngë do të përdoret si kolonë zanore e filmit më të ri Second Act që do të shfaqet  të premtën në kinema.

Por JLo ka ardhur me një risi në videoklipin e ri.

Për herë të parë aktorja dhe këngëtarja e famshme ka bërë pjesë të videoklipit muzikor vajzën e saj 10-vjeçare Emme Muniz.

Emme shihet në videoklip duke kënduar dhe kërcyer, dhe të gjitha lëvizjet janë në sinkron me nënën e saj JLo, duke plotësuar njëra-tjetrën.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco