Mjekët mbeten të mahnitur/Zhduket tumori i paoperueshëm i 11-vjeçares

Mjekët mbeten të mahnitur/Zhduket tumori i paoperueshëm i 11-vjeçares

14:35, 19/12/2018
A+ Aa A-

Roxli Doss, 11 vjeç, u diagnostikua në qershor me një lloj tumori të trurit që ka tendencë për të vrarë fëmijët brenda muajve të diagnozës.

Image

Scott dhe gruaja e tij, Gena, e dërguan vajzën e tyre tek shumë mjekë, derisa u konfirmua lajmi i keq.

"Sëmundja është shumë e rrallë dhe shkatërruese për pacientin,"-tha mjekja Virginia Harrod. 

"Ju humbni aftësinë për të gëlltitur ushqimin, humb shikimin, aftësinë për të folur dhe keni vështirësi në frymëmarrje."

Image

Prindërve të Roxlit i duhej të luteshin për një mrekulli.

"Dhe mrekullia ndodhi,"-tha nëna e saj e gëzuar.

Mjekët pohojnë se nuk mund të gjejnë asnjë gjurmë të tumorit kërcënues për jetën e Roxlit në MRI.

"Është e pazakontë dhe jemi shumë të kënaqur,"-tha mjekja Harrod.

Si një masë paraprake, Roxli do të vazhdojë t'i nënshtrohet trajtimeve të tilla si imunoterapia.Burimi The Sun

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco