Këngëtarja e njohur rrëfen incidentin e sikletshëm: Na ftuan dhe pastaj na përzunë me ‘ceremoni’...

Këngëtarja e njohur rrëfen incidentin e sikletshëm: Na ftuan dhe pastaj na përzunë me ‘ceremoni’...

19:04, 16/12/2018
A+ Aa A-

Ajo ishte një nga këngëtaret e reja që spikati në edicionin e këtij viti të “Kënga Magjike”. Bëhet fjalë për këngëtaren simpatike Xhoi e cila konkurroi në këtë spektakël me këngën “Aq sa më do”. Së fundmi, Xhoi ka qenë e ftuar në një emision ku ka folur mbi muzikën dhe eksperiencën e saj në këtë treg në Shqipëri.

Në një moment, këngëtarja ka treguar mbi një incident të pakëndshëm që i ka ndodhur në një ditëlindje ku ishte e ftuar të këndonte. Pasi ka mbaruar performancën, atë e kanë përzënë pa i dhënë lekët, ku i zoti i festës pretendonte se ata kishin shkuar pa i ftuar.

“Nuk e dimë kush ju ka sjellë tha zoti i shtëpisë. As lekët që na hodhën nuk na i dhanë. Si përfundim unë u acarova dhe ika”, u shpreh Xhoi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco