VIDEO që nuk duhet humbur për tu parë/ Michelle Obama kërcen me babagjyshin dhe fëmijët në spital

VIDEO që nuk duhet humbur për tu parë/ Michelle Obama kërcen me babagjyshin dhe fëmijët në spital

11:48, 16/12/2018
A+ Aa A-

Michelle Obama është një nga femrat me më shumë influencë në botë.

Së fundmi biografia e Michelle Obama, e quajtur ‘Becoming’, është emëruar zyrtarisht libri më i shitur në SHBA.

Në këtë libër të sinqertë dhe intim, Michelle tregon historinë e jetës së saj që nga fëmijëria e saj e hershme që ajo kaloi me familjen e saj në Çikago, për t’u bërë ‘Zonja e Parë’ e SHBA.

Ajo ndan kujtimet e saj të trishtuara dhe të lumtura, frikën dhe dyshimet e saj, vështirësitë me të cilat ajo u përball dhe vendimet që e ndihmuan të qëndronte e fortë dhe e suksesshme pavarësisht nga pengesat.

Dhe së fundmi  ish ‘Zonja e Parë’ e ShBA e veshur me të kuqe me rastin e festave të fundvitit vizitoi një spital fëmijësh në  Denver të Kolorados.

Pas një bisede me fëmijët u vendos një muzikë në sfond, ish Zonja e Parë pa u menduar dy herë u ngrit për të kërcyer duke thirrur dhe Babagjyshin në kërcim dhe krijoi një atmosfer mjaft argëtuese për fëmijët, të cilët më pas i'u bashkëngjiten në kërcim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco