‘Ishte thirrje e zotit’/ Albana Osmani rrëfen si u krijua fondacioni Luledielli

‘Ishte thirrje e zotit’/ Albana Osmani rrëfen si u krijua fondacioni Luledielli

23:12, 15/12/2018
A+ Aa A-

Albana Osmani u ka dhuruar dritë dhe buzëqeshje mijëra fëmijëve me fondacionin e saj “Ti je një luledielli” i cili tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare. E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Albana ka treguar me emocion si nisi ky fondacion që synon grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut.

 “Fondacioni ‘Ti je një luledielli’ është i regjistruar tashmë ligjërisht edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ‘Ti je një luledielli’ nisi pa plan, pa një projekt të shkruar, mendoj se ishte thirrja e Zotit mbi jetën time dhe në një moment të caktuar të gjitha topat e pazëllit u bashkuan. Po gjendesha e rrethuar me njerëz, miq jete të cilët janë të paktë dhe që po kalonin në kalvarin e dhimbjes së madhe sepse të shtrenjtit e tyre po përballeshin me sëmundjen e shekullit që është kanceri.

Ishin shkatërruar psikologjikisht, ekonomikisht dhe nuk ka dhimbje më të madhe sesa të shikosh njeriun tënd të shtrenjtë në prag të vdekjes dhe të mos kesh të paktën mundësinë ta ndihmosh nga ana njerëzore.

Mikesha ime kishte të ëmën duke u përballur me këtë sfidë të tmerrshme. Është sëmundje aggresive dhe shumë e pabesë. Duket ndonjëherë sikur është fituar beteja por rishfaqet dhe është shumë traumatike në çdo aspekt.

Mikesha ime nuk kishte para për të paguar kimioterapinë e nënës së saj dhe mori kredi në bankë. Nëna i ndërroi jetë dhe mikesha ime vazhdoi paguante kredinë dhe për disa muaj të tjerë. Kam takuar dhe shumë të tjerë që pjesëtarët e familjes po kalonin përmes kësaj.

Nisi nga zemra, pa menduar, thashë çfarë të bëj unë? Jam një person me profil publik, kam krijuar kontakte, njohje, mos vallë duhet të bëj diçka për këta njerëz? Shkova drejt e në QSUT.

Takova drejtoreshën e spitalit, sot ministren e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, takova drejtoreshën e pavionit, Anila Godon, u thashë dua të ndihmoj, nuk di ku ta nis dhe cilat janë nevojat tuaja.

Ato thanë po na duhen gjëra, le të kalojmë në spital dhe t’i rendisim. Kishte pavione që ishin rikonstruktuar në mënyrë ekselente, me aparatura të fundit, kishte një progres shumë të mirë.

Por kur shkova tek pavioni i onkohematologjisë, pashë fëmijët me sytë e mi në ato kushte, aty zemra ime ndaloi. Unë nuk jam nënë por jam fëmija e një nëne dhe në ato moment thashë ‘Nëqoftëse këta fëmijë sot janë dhe nesër mund të mos zgjohen për shkak se nuk kanë këto aparatura, çfarë dreqin kam qenë duke bërë deri më sot në jetën time?

Kontaktova një shok dhe i thashë mund të bëjmë një shop online. Po tha dhe u bashkua edhe ai. Fola me presidenten e Top Channel, Vjollca Hoxha dhe i thashë që kam dëshirë të bëj këtë gjë dhe nuk e prisja që spotin do e transmetonte në televizor.

Mendova të krijoj disa bluza me lule. Bëra shumë lule dhe mes tyre ndalova tek lulja e diellit. Atë ndjeva përzemër sepse është një lule që shikon nga dielli që është jetë për të gjithë dhe këtë ja uroja fëmijëve. Spoti nisi të transmetohej në Top Channel dhe kjo e ngriti fushatën në një tjetër nivel.

Për 7 javë dhe 4 ditë janë shitur 3 mijë bluza, janë mbledhur 60 mijë euro. Gjatë këtyre javëve flinim vetëm  4, 5 orë. Mu desh të takoja çdo njeri që merrte bluzën, bënim foto, i postoja në profilin tim por në fund kisha një motiv sublim, në zemrën dhe mendjen time kisha gjithmonë ata që kishin nevojë për pajisjet.

Duke besuar që çfarë do ishte në dorën time dhe të miqve të mi nga ana njerëzore do ta bënim dhe çfarë nuk ishte më në dorën tonë, mbetej në dorën e Zotit duke u lutur dhe besuar që të shkonte gjithçka mbarë”, u shpreh Albana. /Xing.al.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ali Pashe Tepelena 16/12/2018 12:24

Përgëzime për ç'ke bërë. Po mirë moj vajzë, shteti me miliarda euro buxhet, 1 miliard vjedhje në vit, zbukuron sheshe qytetesh, qindramije euro palma që thahen, 100 milionë lekë për doktoraturën e Enri Fugës.... Dhe spitali i fëmijëve qënka në atë gjendje që të ka prekur aq shumë, .nuk paska para për të blerë aparatura për jetën e gëmijëve. Harxhon miliona euro për makina dhe llukx zyrash... A nuk je dakord të shperthesh dhe ti, me zë të lartë, "Të dhjefsha shtetin. Kryeministër dhe ministra kusarë". Dhe në fund, ajo ministresha, që na përmëne, kujt i duhet çekapi që e paguan edhe për analizat që nuk i ka bërë. Pse nuk blen aparaturatqë duhen për fëmijët e sëmurë.

drita16/12/2018 00:22

Si shum fuqi po i jep vetes Albana :Kujdes pas lules se diellit tend cfar ka? Kujdes !

Shto koment

Denonco