Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Spanja akuzon Shakirën se iu shmang tatimeve

Spanja akuzon Shakirën se iu shmang tatimeve

07:04, 15/12/2018
A+ Aa A-

Prokurorët spanjollë ngritën akuzë ndaj këngëtares kolumbiane, Shakira, duke thënë se ajo ka dështuar të paguajë rreth 14.5 milion euro tatime në vendin ku luan futboll partneri i saj.

Akuzat u ngritën në rajonin e Katalonisë, ku këngëtarja është prezente shumë shpesh për të përcjellë ndeshjet e futbollit të ekipit të Barcelonës, pjesë e të cilit është partneri saj,Gerard Puqie.

Prokurorët, thanë se. Shakira nuk pagoi tatimet gjatë kohës sa ka jetuar në Spanjë, gjatë viteve 2012- 2014, raporton agjencia Reuters.

Përfaqësuesit e këngëtarës së njohur botërore, Shakira, thanë se ajo nuk jetonte në Spanjë deri në vitin 2015, dhe se ajo ka përmbushur të gjitha obligimet tatimore ndaj Spanjës, njofton REL.

Këngëtarja Shakira dhe futbollisti Pique janë në lidhje që nga viti 2010 dhe kanë dy fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco