Bixhoz me dashurinë/ Xhanvi vendos t’i thotë Shivait të vërtetën, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Xhanvi vendos t’i thotë Shivait të vërtetën, ja ç’do ndodhë nesër

20:46, 14/12/2018

Anika e dehur nis t’i thotë sekretin Shivait por e zë gjumi. Shivai bëhet kurioz se çfarë donte t’i thonte Anika. Në mëngjes Anika zgjohet dhe sheh Shivain me nerva. Ajo dyshon se i ka thënë të vërtetën atij. Pinki pret me padurim largimin e Anikës nga shtëpia.

Shivai kërkon që familja të mblidhen së bashku pasi ka diçka të rëndësishme. Anika mendon të flasë me Shivain dhe ta pyesë pse nuk po i flet. Ajo sheh Shivain duke folur në telefon dhe afrohet drejt tij. Shivai e sheh Anikën dhe largohet.

Anika habitet me veprimin e tij. Pinki i thotë Anikës të bëjë diçka që Shivai ta përzërë nga shtëpia. Anika e siguron që do largohet përgjithmonë. Pinki telefonon dikë. Shivai po përgatit diçka për Anikën që ta bëjë atë të lumtur.

Om dhe Rudra i tregojnë Xhanvit sekretin e Shivait. Xhanvi shkon tek Anika dhe e qorton që po bën një sakrificë kaq të madhe.

Ajo vendos që t’i thonë Shivait të vërtetën por Anika nuk e lejon. Xhanvi i jep mbështetjen e saj. Ajo shkon të flasë me Pinkin dhe i thotë se nuk do gjejë kurrë një nuse më të mirë se Anika./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco