FOTO/ Nuk janë më shokë të ngushtë?! Eglein Laknori 'akuzon' Ermal Mamaqin, habit me deklaratën e tij

FOTO/ Nuk janë më shokë të ngushtë?! Eglein Laknori 'akuzon' Ermal Mamaqin, habit me deklaratën e tij

19:17, 14/12/2018

Ai është një nga ata personazhe që të sjellin dëshirën për të buzëqeshur. Eglein Laknorit, apo siç e njohin të gjithë si Egi, nuk i ndahet humori për asnjë çast, si në jetën e përditshme, ashtu edhe në atë artistike apo profesionale.

Së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ku u pyet se ç’marrëdhënie ka me kolegun e tij Ermal Mamaqi ku është shprehur se mes tyre nuk ka vend për xhelozi, përkundrazi ata janë shokë prej vitesh me njëri-tjetrin.

“Unë Ermalin e kam shok e kam vëlla dhe nuk më vjen fare keq që më vjedh batutat, madje ndonjëherë kënaqem se rrinë më mirë në gojën e tij. Ne kemi veçantitë tona, se Ermali ka edhe më shumë vite në TV, është edhe këngëtar, DJ, normalisht do jetë më i kompletuar, por ne shkojmë shumë mirë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco