Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

U procedua për bllokimin e Zogut të Zi, flet Robert Aliaj: S’më ndalin dot, jam me studentët

U procedua për bllokimin e Zogut të Zi, flet Robert Aliaj: S’më ndalin dot, jam me studentët

21:14, 12/12/2018
A+ Aa A-

Robert Aliaj  thotë se e sheh këtë procedim si një vendim që po i bëhet për shkak të këngës së tij, “Ah ku më hodhi Zoti”, por u bën thirrje studentëve që të ulen për dialog edhe me kryeministrinë Edi Rama

Pas procedimit penal nga Policia e Tiranës për bllokimin e rrethrrotullimit tek Zogu i Zi ditën e djeshme, artisti Robert Aliaj flet për Report Tv.  Aliaj thotë, se e sheh këtë procedim si një vendim, që po i bëhet për shkak të këngës së tij, “Ah ku më hodhi Zoti”.

 Përpos kësaj shton se do të vazhdojë që t’i mbështesë studentët, sepse i konsideron shpresën e fundit në këtë vend. Ndërsa u bën thirrje që të ulen për dialog edhe me kryeministrinë Edi Rama.

“Besoj, se edhe për atë po procedohem. Kënga ime, “Ah ku më hodhi Zoti” është përgjigjja ime. Nuk më ndalojnë dot ata. Lëvizja ime nuk është lëvizja politike. Është dashuri edhe respekt për atë, që unë e quaj e ardhmja, shpresa e fundit e kësaj që po ndodh këtu. Unë besoj tek çdo gjë, që besojnë dhe sjellin të rinjtë. Besoj në frymën e re edhe mentalitetin e ri, që sjellin të rinjtë. U sugjeroj mbi të gjitha solidaritet, qetësi edhe ta pranojnë mendimin e njëri-tjetrit. Edhe dialog. Me dialog unë nënkuptoj që të gjitha format e dialogut për të arritur një qëllim pozitiv. Edhe me qeverinë le të kërkojnë dialog. Të jenë të qartë edhe të kërkojnë gjërat që duhen. Aman, vendosmëri për t’i arritur. Kur them dialog, nuk them që të lëshojnë pe. Por them dialog, që të tregojnë qytetari edhe kulturë, që ne jemi gjeneratë edhe e dialogut, sepse nuk bëhen gjërat pa dialog", u shpreh Robert Aliaj për Report Tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco