Pas fitores së Florit në ‘Kënga Magjike’, shikoni si reagon Fifi!

Pas fitores së Florit në ‘Kënga Magjike’, shikoni si reagon Fifi!

16:56, 09/12/2018
A+ Aa A-

Mbrëmë u mbajt edicioni i fundit i ‘Kënga Magjike‘ dhe natyrisht që u zgjedh edhe fituesi, shkruan GazetaBlic.Ishte Flori Mumajesi ai i cili mori çmimin kryesor me këngën ‘Plas‘.Këngëtarja Filloreta Raçi apo si njihet ‘Fifi‘ kishte pritur qe të marrë çmimin kryesor me këngën ‘Psikopatja jote’, këngë  kjo ne bashkëpunim me MC Kreshën.

Por ja që nuk ndodhi. Pas ndarjes se çmimeve ka pasur reagime të shumta nga këngëtarët, disa ishin te kënaqur por kishte edhe pakënaqësi, disa u pajtuan me zgjedhjen që i është bërë. Dhe pikërisht kjo gjë ka ndodhur me Fifin.

Me një postim në llogarinë e saj ‘Instagram’, ajo ka treguar se çka mendon për çmimin qe iu dha Flori Mumajesit. ‘Arti në përgjithësi është çështje shijesh dhe në asnjë moment nuk dua që të shpërndani as energji e as komente negative… Me dinjitet, dhe plotë meritë Flori Mumajesi e meritonte atë çmim, për super-këngën që solli jo vetëm këtë vit në festival, por për artistin që është edhe me muzikën, që ka sjellë ndër vite’, ka shkruar ndër të tjera Fifi.

Shikojeni postimin e plotë të këngëtares:

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco