Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zbuloni çmimet me të cilat u vlerësuan artistët në ‘Kënga Magjike’

Zbuloni çmimet me të cilat u vlerësuan artistët në ‘Kënga Magjike’

00:00, 09/12/2018
A+ Aa A-
Finalja e madhe e “Këngës Magjike” ka mbërritur.

Artistët kanë votuar dhe këtë të shtunë mes emocionesh ata njihen me çmimet me të cilët janë vlerësuar. Ky 20-vjetor i “Këngës Magjike rezervon plot surpriza…

“Best Baladë” iu dha këngëtarit Flori Mumajesi.

“Çmimi i Interpretimit” iu dha këngëtares Era Rusi.

Me çmimin “Best Performance” u vlerësua këngëtarja Ronela Hajati.

“Etno Trend” iu dha këngëtarëve Artiola Toska dhe Bruno.

Me çmimin “Best to Invest” u vlerësua këngëtarja Krusita.

“Magjia e Parë” iu dha këngëtarëve Lorenc Hasrama dhe Olsi Bylyku.

“Çmimi RTV21” iu dha këngëtarëve Ardit Çuni dhe Daniela Toçi.

“Best Male Voice” iu dha këngëtarit Mentor Haziri.

Me “Çmimin e Kritikës” u vlerësua këngëtarja Rozana Radi.

“Çmimi i Produksionit” iu dha këngëtares Kejsi Tola.

Çmimi “Euro Trend” iu dha këngëtarëve italianë Manuel Moscati dhe Matteo Becucci.

“Best Artist on Web” iu dha këngëtarëve Fifi dhe MC Kresha.

“Best Duet” iu dha këngëtarëve Flori Nazifi dhe Inis Neziri.

“Kënga stil” iu dha këngëtarëve Rovena Dilo dhe ONAT.

“Çesk Zadeja” ishte çmimi që iu dha këngëtarit Erik Lloshi.

“New Artist” ishte çmimi që iu dha këngëtares Wendi Mancaku.

Çmimi i “Televizionit Klan” ishte çmimi që iu dha këngëtarit Klajdi Haruni.

“Best Grup” ishte çmimi që iu dha grupit Revolt Klan.

Venera Lumani ishte këngëtarja e parë që çeli mbrëmjen dhe u vlerësua me çmimin “Best Female Voice”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xxxxx09/12/2018 09:19

Ama festival! Vetem une qe s'mora pjese nuk mora cmim. Do ta mendoj per vitin tjeter pjesemarrjen..... Hahahaha.

Shto koment

Denonco