Nëse nuk do ishte bërë këngëtare jeta e Era Istrefit do të merrte komplet një rrjedhë tjetër

Nëse nuk do ishte bërë këngëtare jeta e Era Istrefit do të merrte komplet një rrjedhë tjetër

11:18, 08/12/2018
A+ Aa A-

Era Istrefi është ndër të pakta këngëtare shqiptare që ka arritur ta njoh suksesin edhe jashtë vendit.

Falë superhitit ‘BonBon’ ajo siguroi një kontratë më SonyMusic, më pas publikoi këngën e rradhës ‘Redrum’ e tashmë ka realizur projekte të ndryshme në tregun amerikan.

Image

Së fundmi këngëtarja ka dhënë një intervistë për ‘Nexus Radio’ në Amsterdam ku  u shpreh se nëse nuk do të ishte këngëtare ajo do të kishte zgjedh profesionin e psikologes.

'Ndoshta do të isha psikologe, pasi kam një pasion të madh për psikologjinë edhe pse nuk dukem. Nuk e jap atë përshtypje, por sinqerisht jam e fiksuar me mënyrën si funksionon mendja e njeriut.” – tha këngëtarja shqiptare.

Gjatë intervistes këngëtarja iu kthye edhe performances tek ‘Kupa e Botës’krahas Will Smith dhe Nicky Jam ku tregoi:

'Ishte çmenduri. Epike. Shumë e madhe! Mbeta e shokuar kur zbulova se do të jem një ndër këngëtaret për të performuar këngën e Kupës së Botës 2018, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam. Kënga ishte e mrekullueshme dhe jam mirënjohëse që isha pjesë e saj. Përvoja ishte e pabesueshme.” – tha Era.Burimi Anabel.al

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco