FOTO/ Kush është modelja nga Tepelena që doli lakuriq për të protestuar dhe që njeh Saimir Tahirin?

FOTO/ Kush është modelja nga Tepelena që doli lakuriq për të protestuar dhe që njeh Saimir Tahirin?

23:08, 07/12/2018
A+ Aa A-

 Dashuria Bilaj është një modele me origjinë nga Tepelena, e cila prej disa vitesh jeton në Kosovë. Ajo mori një vëmendje të madhe këto ditët e fundit në rrjet, pasi publikoi disa foto duke u shfaqur lakuriq në plazh për të protestuar ndaj ndotjes së detit.

“Kam lëvizur me shoqërinë time në shumë shtete të botës dhe ata më kanë shtyrë më shumë mbi këtë gjë, por kjo ishte ideja ime. Unë kam ardhur me pushime në shumë qytete të Shqipërisë. Kështu që unë nuk bëra protestë me shumë njerëz siç po bëjnë këta, por e bëra me veten time mbi ndotjen”, është shprehur Dashuria mbi arsyen që e shtyu të realizonte këto foto lakuriq.

Ndërkaq, në ekran janë shfaqur edhe disa foto të Dashuries, ku në njërën kishte dalë me ish-ministrin Saimir Tahiri dhe në tjetrën me Tërmet Peçin, kryetarin e Bashkisë së Tepelenës. “Kam shkuar tek zyra e Saimir Tahirit me një mik timin, të cilit nuk dua t’ia përmend emrin. E kam përshëndetur. Ndërsa me Tërmet Peçin njihem”, u shpreh Dashuria.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    gramoz08/12/2018 15:57

    Eh mi Dashuri! Dy legena paske taku, nji esht qorri kanabist dhe termeti qelbesir enverist.

    Shto koment

    Denonco