Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Nuk u fut në finalen e ‘Kënga Magjike’, Robert Aliaj bën deklaratën e fortë live: ‘Artistët janë të korruptuar…’

Nuk u fut në finalen e ‘Kënga Magjike’, Robert Aliaj bën deklaratën e fortë live: ‘Artistët janë të korruptuar…’

22:37, 07/12/2018
A+ Aa A-

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Robert Aliaj Dragot ka mësuar se kënga me të cilën ai konkurronte në “Kënga Magjike” me titull “Ah ku më hodhi Zoti”, nuk është futur në finalen e këtij spektakli.

Image

Roberti e mësoi këtë lajm live në studio dhe ka rrëfyer se për këtë këngë ka punuar plot tre vite, pasi e ka përshtatur nga poezia “Anës lumenjve” të Fan S.Nolit, ku ka thënë se mbretëria e tallavasë e ka mposhtur këngën e tij kapitale.

Image

“Kjo këngë ishte mënyra më e bukur për të konfirmuar gjithë angazhimin tim. Ne jemi fajtorë që të gjithë për këtë kaos që është ndërtuar sot. Ti ke gjithë artistët të korruptuar sot për shumë pak. Kjo kënga ishte unike, me mesazh për kohën, nuk mund të injorohet. Nuk po deliroj, është një këngë që justifikon të qenurit një këngë, sepse kënga është fjala, teksti, forca. Ne kemi punuar tre vite për këtë këngë dhe vijmë e sfidohemi nga mbretëria e tallavasë. Unë nuk jam artisti i Instagramit. I bëj thirrje artistëve, që të lexojnë pak, të bëhen më të mençur, sepse kjo muzika tallava po bën një popull tallava dhe po eklipson këtë këngë kapitale, gjithë kjo armatë xhihadistësh të tallavasë kanë kontribuar për ta mposhtur këtë muzikë”, u shpreh i revoltuar Robert Aliaj Dragot, këngën e të cilit mund ta dëgjoni më poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco