Takimi me studentët/ A po imiton Rama, Ramiz Aliajn? “Rama kur përballet me rreziqe thotë zyra ime, pushteti juaj’

Takimi me studentët/ A po imiton Rama, Ramiz Aliajn? “Rama kur përballet me rreziqe thotë zyra ime, pushteti juaj’

22:20, 07/12/2018
A+ Aa A-

Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, kanë qenë Adriatik Lapaj, Robert Aliaj Dragot dhe Arjan Curri, të cilët kanë folur për protestën e studentëve. “A po imiton Rama Ramiz Aliajn me takimin me studentët që zhvilloi 20 e ca vite më parë?”, ka qenë pyetja që Arian Çani i ka drejtuar të ftuarve.

“Edi Rama ndjek parimin që kur haset përballë reagimeve të forta, të paqëndrueshme bën ‘zyra ime, pushteti juaj’. E thotë tani se ka përballë 20 mijë studentë dhe ka rrezik për pushtetin e vet, nuk e bëri këtë kur 100 e ca familje ngelën jashtë”, u shpreh Lapaj.

Image

“Rama është i parashikueshëm, në momentin që shikon turmat në rrugë, reagon. Unë mendoj që studentët duhet të gjejnë një strategji të tyren dhe duhet të krijojnë një urë sepse mirë a keq është Rama apo Nikolla që do i gjejë një zgjidhje problemeve të tyre”, u shpreh Curri. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco