Bixhoz me dashurinë/ Pinki i tregon Anikës sekretin e familjes, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Pinki i tregon Anikës sekretin e familjes, ja ç’do ndodhë nesër

18:09, 04/12/2018
A+ Aa A-

Gori mundohet të qetësojë Priankën pas situatës së tensionuar në shtëpi. Gori mendon edhe për Anikën dhe e ndjen që ajo është e pafajshme. Gori i thotë Omit të bëjnë diçka për të bashkuar Anikën me Shivain por Om nuk pranon dhe i thotë të qëndrojë larg çështjeve të familjes.

Rudra dhe Bavja bëhen pjesë e një skene kriminelësh. Dikush qëllon kriminelin dhe ai bie mbi Rudrën. Rudrës i bëhet bluza me gjak. Bavja i thotë Rudrës se kriminelët do i vrasin sepse u bënë dëshmitarë të vrasjes.

Rudra dhe Bavja ja fusin vrapin. Halla bëhet me nerva sepse i ka humbur një kasetë. Gori e gjen dhe lexon që mbi të shkruhet Ratan. Gori habitet me sjelljen e hallës. Ajo shkon tek Om dhe e pyet kush është Ratan.

Om e paralajmëron mos ta thotë më këtë emër dhe mos të ndërhyjë në çështjet e familjes së tij. Gori flet me Anikën dhe mundohet ta qetësojë duke i thënë se çdo gjë do shkojë mirë. Anika i thotë se ka frikë që lidhja e saj me Shivain do prishet.

Gori e siguron që një gjë e tillë nuk do ndodhë. Pinki i kërkon Shivait t’i japë një shans Ranvirit për hir të Priankës. Xhanvi nuk pranon dhe thotë se Ranvir na tradhëtoi. Prianka e kundërshton të ëmën. Xhanvi ngre dorën për t’i gjuajtur.

Shivai e ndalon. Xhanvi thotë se nuk do e pranojë kurrë këtë martesë. Gori ka kapur një detaj në video që e nxjerr Anikën të pafajshme. Anika arrin të marrë pamjet e kamerave dhe sheh që e gjitha ka qenë plani i Pinkit.

Anika shkon tek Pinki dhe i tregon videon duke i thënë se do ja tregojë Shivait. Pinki për ta ndaluar Anikën i thotë asaj se Shivain nuk e ka fëmijën e vetë. Pinki i thotë Anikës se Shivai është djali i Shaktit dhe Kaminit. Anika tronditet./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco