Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Presidenti Meta takon aktorin e famshëm të Hollivudit, së shpejti vjen në Shqipëri

Presidenti Meta takon aktorin e famshëm të Hollivudit, së shpejti vjen në Shqipëri

16:51, 04/12/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka patur takime të shumta me personazhe të njohur të politikës botërore, por vetëm pak orë më parë është mësuar se mes tyre ka takuar edhe ish-guvernatorin e Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, i njohur më shumë në vendin tonë si një nga aktorët më të famshëm të Hollivudit për rolet e tij në filmat aksion shumë të ndjekur në vendin tonë.

Vetë presidenti  Meta e ka njoftuar përmjet një postim në profilin personal të tij në Facebook, ku deklaronte se ishte një kënaqësi e veçantë për të dhe se aktori është mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale.

'Kënaqësi të takoja në Katovicë, Arnold Schwarzenegger, mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale para se të jetë vonë. I bindur se së afërmi do ta kemi në Shqipëri', shkruan presidenti Meta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco