Aktori i njohur bëhët baba për herë të dhjetë

Aktori i njohur bëhët baba për herë të dhjetë

14:46, 04/12/2018
A+ Aa A-

Mbrëmjen e 30 nëntorit ka ardhur në jetë fëmija i dhjetë i aktorit të shumë roleve të suksesshme, Eddie Murphy.

Lajmin e kanë bërë të ditur ditën e sotme mediat e huaja, duke treguar se nëna dhe fëmija janë mirë, pasi vetë aktori ka preferuar ta mbajë të fshehtë.

Ai është bërë baba i një djali të quajtur Max Charles Murphy.

Aktori njoftoi se Butcher ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë në gusht.

Çifti, që u takuan në vitin 2006 dhe filluan të dilnin në vitin 2016, kanë së bashku edhe një vajzë 2-vjeçare, Izzy.

Gjithashtu  Murphy ka edhe 8 fëmijë të tjerë nga marrëdhënie të mëparshme. Ai ka djalin Eric, 29 vjeç, me Paulette McNeely, vajzat Bria, 28, Shayne, 24, Zola, 18, Bella, 16 vjeç dhe djalin Miles, 26 vjeç, me ish-bashkëshorten Nicole.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco