Publikohen dokumentat, Ronaldo e pranon që ka përdhunuar ish-modelen, gruan e shqiptarit

Publikohen dokumentat, Ronaldo e pranon që ka përdhunuar ish-modelen, gruan e shqiptarit

21:03, 02/12/2018
A+ Aa A-

Gazeta gjermane “Der Spiegel” ka bërë publike në muajin shtator akuzat e një ish-modeleje.

Ajo shprehej se ishte përdhunuar nga Cristiano Ronaldo, 9 vite më parë.

Kathryn Mayorga pretendon se futbollisti ka abuzuar seksualisht me të në vitin 2009, në një dhomë hoteli në Las Vegas.

Po ashtu, ajo është shprehur se për të blerë heshtjen e saj, Cristiano pagoi 287,000 paundë.

Sapo këto akuza u bënë publike, futbollisti ka reaguar menjëherë duke u shprehur se janë të pavërteta dhe se njerëzit kërkojnë të bëhen të famshëm duke përdorur emrin e tij.

Por, The Sun bën të ditur se janë bërë publike dokumente që tregojnë se futbollisti e ka pranuar aktin në shtator të vitit 2009, por e ka ndryshuar deklaratën në dhjetor të po atij viti.

Në deklaratën e shtatorit ai ka pranuar se modelja i ka thënë “jo” dhe “ndalo” disa herë. Por, në dhjetor është shfaqur një version i dytë, në të cilin Ronaldo mohon që Mayorga të ketë kundërshtuar aktin.

Ronaldo vazhdon ta mohojë të ketë bërë diçka kundër dëshirës së saj dhe është shprehur se versioni i parë ka rënë në dorë të hacker-ave, të cilët e kanë ndryshuar deklaratën e tij për ta bërë të duket fajtor.

Nga ana tjetër “Der Spiegel” siguron që dokumenti nuk mund të jetë falsifikuar.

Gruaja që ka akuzuar futbollistin Christiano Ronaldo për përdhunim ka qenë e martuar me një shqiptar. Gazeta gjermane, Der Spiegel, që publikoi e para denoncimin dhe tani do të përballet në gjykatë me Ronaldon, shkruan se Kathryn Mayorga është diplomuar për gazetari dhe se në vitin 2008 ajo është martuar me një barist shqiptar.

“Kathryn Mayorga u diplomua për gazetari në Universitetin e Nevadës, Las Vegas. Pas një kohë të shkurtër pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist nga një familje shqiptare, i cili kryente edhe punën e rregullimit të kompjuterëve, përfshirë edhe atyre që u përkisnin familjes së saj. “Në këtë moshë, unë u diplomova, kisha nevojë të martohesha, e ndjenja presionin”, thotë ajo. “Dhe së pari, unë u lidha me të.”

Por, nuk ishte e ngjarë të ishte kështu. Rreth një vit pas martesës së tyre, çifti u nda dhe Mayorga u rikthye te prindërit e saj, shtëpia e të cilëve ishte një lagje më të mirë në Las Vegas, e kompletuar me një kopsht të rregulluar mirë, një garazh të madh, një pishinë të bukur dhe një pamje të këndshme të qytetit”.shkruan “Der Spigel”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco