Zbulohet sekreti i hallës tek ‘Bixhoz me dashurinë’, ja ndaj kujt do hakmerret ajo

Zbulohet sekreti i hallës tek ‘Bixhoz me dashurinë’, ja ndaj kujt do hakmerret ajo

20:02, 02/12/2018
A+ Aa A-

Që në fillim kur u shfaq në serial e deri tani teleshikuesit kanë krijuar një përshtypje të mirë për hallën. Ajo shpëtoi Xhanvin nga Texhi në momentin kur ai tentoi ta vriste dhe u bë shkak që Om dhe Gori të afrohen.

Mirëpo në episodet që do të ndiqni gjatë këtij muaji halla do të transformohet në një njeri komplet tjetër. Ajo nuk është aq e mirë sa duket pasi ka ardhur në shtëpinë Oberoi për t’u hakmarrë. Djali i hallës Ratan ka vdekur vite më parë.

Ai ka humbur jetën duke shpëtuar Omin pasi po mbytej. Halla do që të hakmerret ndaj Omit dhe Gori e zbulon këtë javë. Ajo i tregon Omit por ai nuk e beson dhe i thotë mos të ngatërrohet në çështje të vjetra të tij.

Om fillon ta besojë Gorin kur sheh hallën duke tentuar vetëvrasjen. Om fajëson veten për gjendjen e hallës dhe thotë se ajo ka humbur djalin për faj të tij. Gori mundohet të mësojë planin e hallës. Halla refuzon të pranojë se djali i saj ka vdekur.

Gori mëson se halla ka bërë plan të vrasë Omin për t’u hakmarrë. A do mundet ajo ta ndalojë hallën? Këtë do e mësojmë gjatë episodeve që do transmetohen këtë muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco