Bixhoz me dashurinë/ Anika mëson që Shivai është djali i Kaminit, ja ç’do ndodhë këtë javë

Bixhoz me dashurinë/ Anika mëson që Shivai është djali i Kaminit, ja ç’do ndodhë këtë javë

19:05, 02/12/2018
A+ Aa A-

Anika i kërkon falje Pinkit me shpresën se do e rregullojë marrëdhënien me të por Pinki e kërcënon se do e përzë nga shtëpia ndërsa në sytë e Shivait shfaqet si e dashur. Pinki është e vendosur për ta larguar Anikën nga jeta e tyre dhe bashkëpunon me Kaminin.

Ranvir dhe Prianka martohen. Familja tronditet kur e mësojnë. Pinki ka përgatitur një plan të mirëmenduar dhe faji i mbetet Anikës. Shivai dhe të gjithë mendojnë se Anika po mban anën e Kaminit dhe Ranvirit.

Pinki i thotë Anikës se Shivai nuk është djali i saj por i Kaminit. Anika tronditet. Pinki i jep 3 ditë kohë Anikës të ndahet nga Shivai në të kundërt do i tregojë atij të vërtetën. Rudra i shpreh dashurinë Bavjas por futet në telashe me disa kriminelë.

Një person nga departamenti ligjor kërkon të vërtetojë që Om dhe Gori janë të martuar pasi Zvetlana ka deklaruar se është e martuar me Omin. Gori vërteton që ajo dhe Om janë të martuar. Om fillon të kuptojë që Gori është e mirë dhe nuk ka asnjë qëllim të keq.

Halla po i fsheh diçka familjes. Gori e dëgjon duke folur me dikë. Halla i tregon që kishte një djalë dhe ai vdiq vite më parë duke shpëtuar Omin dhe ajo ka ardhur për t’u hakmarrë./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco