FOTO/ Priyanka Chopra dhe Nick më në fund burrë e grua. Ceremoni madhështore, ja sa ka kushtuar…

FOTO/ Priyanka Chopra dhe Nick më në fund burrë e grua. Ceremoni madhështore, ja sa ka kushtuar…

17:05, 02/12/2018
A+ Aa A-

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë zyrtarisht të martuar! Sipas revistës People, aktorja dhe këngëtari janë martuar të shtunën në Indi, në një ceremoni tërësisht tradicionale dhe familjare.

Pak orë më parë Nick ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto nga dasma, shoqëruar me një dedikim të veçantë rreth kësaj dite.

 “Një ndër gjërat më specale në lidhjen tonë është fati që familjtet tona shkojnë mirë, e duan dhe e respektojnë njëra- tjetrën. Respektojnë kulturat dhe besimet. Kështu që plafikimi i dasmës tonë me një amalgamë të të dyve ishte fantastike. Një detaj i rëndësishëm për një dasmë tradicionale në Merendi.

Edhe një herë e bëmë tonën dhe filluam pasdite festimet në mënyrën që të dy kishim ëndërruar."

Sipas Bombay Times, ceremonia ka nisur me disa organizime nga 29 nëntori për t’u përmbyllur me evenimentin kryesor.

Këngëtari dhe aktorja u shfaqën për herë të parë në publik bashkë rreth një vit më parë në MetGala. Më pas ata bënë publike lidhjen e tyre në maj dhe shpallën fejesën në gusht të këtij viti.

Nick ka publikuar disa foto nga dasma e organizuar dhe ka treguar se ndihet i lumtur që të dyja familjet respektojnë traditat e njëri-tjetrit.

Dasma e tyre ka marrë vëmendjen e gjithë medieve të huaja dhe prej më shumë se një jave është përfolur gjatë për të. Madje mediat kanë zbuluar se për gjithë organizimet gjatë javës, çifti i njohur ka shpenzuar 500 mijë dollarë. Ata kanë zgjedhur një nga hotelet më të shtrenjtë për të festuar, në të cilin një natë kushton 92 mijë dollarë, ndërsa një pjatë ushqim minimumi 86 dollarë. Ceremonia para martesës ka kapur shifra prej 61 mijë dollarësh, raporton "The Economic Times".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco