FOTO/ Gjenden të vdekur në krahët e njëri-tjetrit çifti i famshëm ... si Romeo dhe Zhuljeta

FOTO/ Gjenden të vdekur në krahët e njëri-tjetrit çifti i famshëm ... si Romeo dhe Zhuljeta

16:12, 02/12/2018
A+ Aa A-

Vdekja e dy të rinjve, Christian Kent dhe Michelle Avila vijon të mbetet një mister. Fillimisht u dyshua se ata kishin ndërruar jetë si pasojë e mbidozës, por nga kërkimet nuk u gjet asnjë substancë narkotike në shtëpinë e tyre.

Christian Kent 23 vjeç dhe Michelle Avila 20 vjeç u gjetën të pajetë më 28 nëntor nga nëna e vajzës, përqafuar në shtrat, në shtëpinë e tyre në Kaliforni. Një natë para vdekjes, të rinjtë kishin marrë pjesë në një festë, por ata kishin ardhur herët në shtëpi dhe nuk kishin pirë asnjë pikë alkool, pasi nuk ndiheshin mirë.

Sipas prindërve të vajzës, ata mund të kenë pirë antibiotikë para se të shtrihen për t’u përballur me angazhimet e ditës së ardhshme. Mirëpo, në shtëpi nuk janë gjetur medikamente dhe priten rezultatet e testeve toksikologjike. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ata të kenë vdekur nga varësia ndaj opioideve, një fenomen mjaft i përhapur në Kaliforni.

Michelle Avila dhe Christian Kent ishin një çift në kufijtë e perfektes. Të rinj dhe të bukur, ata ishin të lidhur prej vitesh me njëri-tjetrin, pasi ishin rritur që fëmijë bashkë.

Historia e tyre ka tronditur SHBA-në dhe është konsideruar një “Romeo dhe Zhulieta” e kohëve moderne. Michelle kishte qenë një nxënëse e dalluar, madje kishte marrë edhe një letër nga presidenti George Bush për arritjet e saj.

Ajo kishte kaluar vitet e fundit duke udhëtuar nëpër Bali, Indonezi, Kosta Rika, Japoni dhe Brazil përpara se të fillonte të modelonte dhe të studionte komunikim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco