FOTO/ Zbulon më shumë seç duhet, aktorja egjiptiane rrezikon burgun

FOTO/ Zbulon më shumë seç duhet, aktorja egjiptiane rrezikon burgun

13:31, 02/12/2018
A+ Aa A-

Aktorja egjiptiane  Rania Youssef  në Janar të 2019 do të paraqitet në gjykatë pasi gjatë Festivalit të Filmit në Kajro, ajo mbante të veshur një fustan të zi duke treguar këmbët e saj më shumë seç duhej.

Seanca gjyqësore, që pason një seri denoncimesh të ardhura nga prokuroria, është parashikuar për datën 12 Janar 2019, duke akuzuar aktoren per ‘nxitje të shthurjes’.

Sipas kodit penal në Egjipt, aktorja 45-vjeçare rrezikon deri në 5 vite burg shkruan BBC.

Por ky nuk është rasti i parë pasi gjykata edhe herë të tjera ka dhënë dënime për artistët siç sihte rasti i  Shaimaa Ahmed, këngëtarja u dënua me dy vite burg  për shkak të shfaqjes së saj me veshje intime në një video muzikore, ndërsa po hante një banane.

Ndërkohë, në janar të 2018-ës prokurorët arrestuan një tjetër këngëtare, Laila Amer, pas videos së saj muzikore, duke treguar vallëzimin e saj dhe duke bërë veprime të cilat shkaktuan mjaft polemika.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco