Zbulohet që Ardit Gjebrea paska bërë ‘mblesëri’, bashkoi dy këngëtarët e njohur...

Zbulohet që Ardit Gjebrea paska bërë ‘mblesëri’, bashkoi dy këngëtarët e njohur...

22:30, 30/11/2018
A+ Aa A-

“Psikopatja Jote” mban titullin projekti i ri muzikor nga këngëtarja e mirënjohur, Filloreta Raçi- Fifi në bashkëpunim me reperin e njohur, Mc Kresha.

Më këtë këngë Fifi dhe Mc Kresha marrin pjesë në festivalin “Këngës Magjike 2018” dhe të gjithë u mahnitën nga performanca e tyre.

Së fundmi, dy këngëtarët kanë rrëfyer detajet e projektit në një intervistë për “Mirage” dhe zbuluan se ai që i bëri bashkë në këtë projekt është Ardit Gjebrea. Fifi sqaroi edhe njëherë përse ka zgjedhur këtë titull për këngën, duke hedhur poshtë akuzat se ofendon femrat.

“Ka qenë një koment ku më kanë shkruar se titulli i këngës është pa lidhje dhe kënga bie në kontraditë me veten. Por kjo nuk është e vërtetë. Ajo nuk bie në kontraditë me veten, sepse secila femër e kontrollon burrin e saj. Nuk ka femër në botë, që nuk i shkon pas burrit të saj. Nuk ka femër në botë, që nuk i dërgon shoqet pas për ta kontrolluar, se ku po shkon. Përveç kësaj të gjitha femrat mendojnë, nëse e duan mashkullin, me të cilin janë apo jo”,- tha këngëtarja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco