VIDEO/ ‘Freddie Mercury jeton’ Një 10-vjeçar triumfon në Tv me këngën e ‘Queen’!  E bën jurinë të qajë

VIDEO/ ‘Freddie Mercury jeton’ Një 10-vjeçar triumfon në Tv me këngën e ‘Queen’! E bën jurinë të qajë

20:04, 29/11/2018

Alex Pirvu është një djalë 10-vjeçar, shumë i trembur, aq shumë saqë kur ai hyri në skenën e shfaqjes së talenteve "Next Star", ai as që dëshironte t’i shihte anëtarët e jurisë apo publikun. Ai po dridhej, por sapo filloi të këndonte, gjithçka ndryshoi.

Djali ka zgjedhur një prej këngëve më të famshme që ekzistojnë, bëhet fjalë për këngën me famë botërore: “Show Must Go On” të grupit “Queen”, dhe kur ai filloi të këndojë, turpi i tij u tret në ajër.

Zëri i të madhit Freddie Merkur ishte i pashembullt, por mënyra se si ky i djalosh i ri këndoi, e la të gjithë mes publikut e thënë fjalë për fjalë, me gojë hapur, citon SYRI.net.

Image

Juria u habit me të vërtetë nga zëri i djaloshit të vogël dhe nuk mund ta besonte në asnjë mënyrë, se ajo që dëgjuan, erdhi nga një fëmijë kaq i vogël dhe i trembur.

Anëtarët e jurisë vunë duart mbi kokën e tyre dhe kur Alex arriti në skenë, duke treguar maksimalisht talentin e tij të pabesueshëm, madje njëri prej tyre u ngrit dhe bërtiti me entuziazëm: "Bravo!"

Një anëtar tjetër i jurisë nuk mundi t’i mbante lotët dhe më në fund një anëtar u tretë i jurisë filloi të duartrokas dhe të tundte kokën, sepse nuk mund ta besonte atë, që kishte dëgjuar. Të gjithë ishin vërtet të ngazëllyer për performancën e pabesueshme.

Image

Nuk është e rrallë sot, falë përhapjes gjithnjë e më të madhe të talenteve, për të zbuluar talente të reja, madje edhe shumë të rinj. Në fakt ne shpesh shohim në mesin e videove virale protagonistë të rinj dhe shumë të rinj, sidomos në fushën e këndimit.

Por ky fëmijë është me të vërtetë i veçantë dhe talenti i tij është objektiv dhe i pandreqshëm. Si publiku dhe juria ishin të shtangur dhe performanca e tij ishte surreale falë aftësive së tij, që nuk i priste askush edhe për shkak të moshës së tij të re, por edhe qëndrimin e tij fillestar.

Ky fëmijë i talentuar me siguri do të jetë një sukses i madh falë zërit të tij të shkëlqyer./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco