Besojeni ose jo, por krah Will Smith në filmin ''Bad Boys 3'' do luajë edhe aktori i njohur shqiptar!

Besojeni ose jo, por krah Will Smith në filmin ''Bad Boys 3'' do luajë edhe aktori i njohur shqiptar!

19:10, 29/11/2018

Një arsye më shumë për ta parë!

Ai ka marrë pjesë në shumë filma vitet e fundit pasi ka qenë pjesë e projekteve të mëdha të prodhimit të Hollivudit, duke luajtur pranë yjeve të njohur si: Tom Hanks “Bridge of Spies “(2015), Jim Belushi “Show Me a Hero” (2015) , Ben Affleck “Batman vs Superman”(2016), Megan Fox “Turtles Teenage Mutant Ninja” (2016).

Bëhet fjalë për Marko Caka i cili ka marrë pjesë gjithashtu dhe tek “Fast end Furious “(2017) duke portretizuar policin operativ gjatë trazirave të burgjeve duke luajtur së bashku me Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Së fundmi aktori me origjinë nga Shkodra ka pranuar që do të jetë sërish pjesë e një prodhimi të njohur kinematografik.

Në një prononcim për “Telegraf.com”, Caka ka treguar se është përzgjedhur të jetë pjesë e kastës së aktorëve të filmit, “Bad boys in life”, ku rolin kryesor e ka aktori i njohur Will Smith.

“Ishte ëndërr për mua të luaj pranë will Smith, të cilit ja kam shprehur në takimin tim të parë dy vjet më parë, dhe që e ka pritur shumë mirë, aq më tepër kur mësoi se jam shqiptar”- ka treguar Marko.

Episodi i tretë i këtij filmi ka një pritshmëri të madhe pasi bashkon edhe një herë pas shumë vitesh dy protagonistet kryesore Smith dhe Martin Lawrence.

Image

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Still #filming ..

A post shared by Marko Caka (@markocaka) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco